Showbiz

Kush është djali që përflitet si i dashuri i Princeshës Leonor?

Princesha Leonor e Spanjës është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas raportimeve se mund të ketë nisur një romancë me një të ri brazilian, të identifikuar në disa media si Gabriel Giacomelli.

Thashethemet nisën vitin e kaluar, kur gjatë një ndalese të anijes ushtarake ku po kryente stërvitjen, Leonor u pa në festimet e karnavaleve në Salvador de Bahia të Brazilit. Një fotograf pretendoi se e kishte parë princeshën në momente mjaft të afërta me një djalë misterioz, duke ndezur menjëherë spekulimet për një lidhje. Tashmë ka dalë kjo foto nga deti.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia Mbretërore e Spanjës apo nga vetë Leonor për një marrëdhënie sentimentale.

Në të kaluarën, emri i princeshës është lidhur edhe me futbollistin e Barcelonës, Gavi, por ato raportime nuk u konfirmuan kurrë dhe mbetën vetëm në nivel thashethemesh.

Për momentin, Leonor vazhdon të jetë e përqendruar në angazhimet e saj mbretërore dhe në formimin ushtarak që sapo e ka kryer, ndërkaq edhe pse zërat për një të dashur vazhdojnë të qarkullojnë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.