Temperatura të larta edhe sot. Maksimalja shënon 40 gradë
Tuesday 21 July 2026, 08:27
TiranaPost

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në Veri e Lindje në mesditë deri pasdite.
Era me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Temperaturat do të luhaten nga 23°C në orët e mëngjesit deri në 37°C në orët më të nxehta të ditës.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Si do të jenë temperaturat:
Qytetet, Temperatura
Shkodër 23/37
Kukës 20/36
Lezhë 21/35
Dibër 19/35
Durrës 21/33
Tiranë 25/39
Elbasan 24/40
Berat 20/40
Vlorë 23/38
Korçë 18/36
Gjirokastër 17/40
Sarandë 23/38