Nga sanduiçi te pica Margherita, ushqimet e famshme me emra njerëzish
Tuesday 21 July 2026, 12:49
TiranaPost

Disa nga ushqimet më të famshme në botë janë emërtuar sipas personave që kanë ekzistuar vërtet- mbretër, ushtarakë, kuzhinierë, artistë apo edhe klientë të restoranteve.
Sanduiçi, sallata Caesar, pica Margherita, nachos, Peach Melba dhe shumë ushqime të tjera kanë secili një histori interesante pas emrit të tyre. Disa u krijuan për të nderuar një person të veçantë, ndërsa të tjerë morën emrin e tyre rastësisht ose falë traditës dhe krijimtarisë në kuzhinë.









