Karma! Trump u jep Kupën e Botës spanjollëve që i quajti të tmerrshëm
Monday 20 July 2026, 08:54
TiranaPost

Pak javë pasi i cilësoi si "të tmerrshëm" gjatë një deklarate që bëri bujë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u gjend në një situatë ironike: ishte pikërisht ai që dorëzoi trofeun e Kupës së Botës ekipit të Spanjës pas triumfit në finale.
Pamjet e ceremonisë së ndarjes së trofeut janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar momentin si një "karma" për komentet e mëparshme të Trump ndaj spanjollëve.
Në ceremoni, Trump ia dorëzoi kupën kapitenit të Spanjës, ndërsa futbollistët festuan suksesin historik para mijëra tifozëve.