Aktualitet

Igli Tare rikthehet vetëm për vëllain i tij. Edhe çunat e shprehin dashurinë

Si Auron Tare ashtu edhe Igli janë të dy të njohur në fushat e tyre, vetëm se varet kë njeh ti më shumë. Auroni është drejtor i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, profesionist në fushën e arkeologjisë dhe turizmit, po sot te Rudina tregoi se sa krenar ndihet për vëllain e tij, Igli Taren. Igli është ish-futbollist i kombëtares shqiptare. “Para pak kohësh isha në Venecia. Kur më panë mbiemrin, më pyetën: Ah, ti je vëllai i Igli Tares? Po, i thashë dhe po mendoja Lacio, Venecia. Po pastaj më kërkuan nëse mund të bënin një foto me mua si vëllai i Igli Tares. E kuptoni sa i rëndësishëm është Igli?”, tha Auroni.

[caption id="attachment_180534" align="aligncenter" width="693"] (Auron Tare, foto nga Rudina)[/caption]

Po pas pak minutash në monitor u shfaq një video mesazh nga Igli i cili ishte po aq krenar për vëllain e tij. “Vijmë nga dy botë të ndryshme. Auroni ka ndjekur turizëm dhe arkeologji, por na lidh dashuria për njëri-tjetrin. Jam krenar të jem vëllai i tij, edhe pse largësia bën të vetën. E kam ndjekur me shumë vëmendje atë çka arrin nga ana profesionale dhe i uroj që të shkojë gjithmonë e më lart sepse e bën me shumë pasion dhe shumë dëshirë. Pa dyshim, do të ketë sukses në atë që bën”, tha Igli.

[caption id="attachment_180535" align="aligncenter" width="680"] (Auron dhe Igli Tare, foto nga Rudina)[/caption]

Dy djemtë kanë edhe një vëlla, Gentin që me siguri ndihet po kaq i lumtur për vëllezërit e tij. Përfundimisht çfarëdo që të arrijmë në jetën tonë, nuk na kënaq aq shumë sa arritjet e të familjarëve tanë./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]