Ku është arratisur Ditmir Bushati
"Escaping Tirana :)", shkruan ministri Ditmir Bushati në një foto që ka postuar në instagram.
Sot në ditën e Pashkëve ai ka zgjedhur për të vizituar një monument kulture, një kala.
Dhe pikërisht Kalanë e Drishtit në Shkodër, atje ku ai ka marrë edhe timonin e fushatës për zgjedhjet e 18 qershorit.
Pak historik për Kalanë e Drishtit.
Kalaja e Drishtit gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm ndodhet poshtë vendgërmimit të Drivastumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër–Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir, të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX, Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të Mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek XIII si një fortesë bizantine. Gjate shekujve XIV-XV kalaja se bashku me qytetin kaloi nga njeri sundues tek tjetri, derisa me 1478 bie ne duart e osmaneve, te cilet u perpoqen ta meremetonin.