Lajme nga Bota

Petteri Orpo emërohet kryeministri i ri i Finlandës, zëvendëson Sanna Marin

Petteri Orpo emërohet kryeministri i ri i Finlandës,

Parlamenti i sapozgjedhur i Finlandës votoi sot për të emëruar Petteri Orpo, kreun e Partisë së Koalicionit Kombëtar (NCP), si kryeministër.

Në këtë mënyrë i hapet rruga një qeverie të djathtë dhe përfundon sundimi i socialdemokrates Sanna Marin.

Orpo do të kryesojë një koalicion të NCP konservatore, Partisë nacionaliste finlandeze, pakicës Partia Popullore Suedeze dhe Kristian Demokratët, të cilët së bashku fituan shumicën e vendeve parlamentare në zgjedhjet e 2 prillit.

Duke e përshkruar veten si një konservator fiskal, Orpo e bazoi fushatën e tij zgjedhore në një premtim për të reduktuar deficitin buxhetor të qeverisë duke ulur shpenzimet si dhe duke ulur taksat, ndërsa kërkon të nxisë krijimin e vendeve të punës në sektorin privat.

#tiranapost