Von der Leyen: Do të emëroj një komisioner të posaçëm për vendet e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj gjatë Forumit Strategjik të Bled-it, njoftoi se Komisioni Europian do të emërojë një komisioner të dedikuar për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fjala e plotë:
Një vit më parë, ne prezantuam planin e i ri të rritjes së Ballkanit perëndimor. Puna ka dhënë rezultatet e para. Tirana është aeroporti me rritjen me të shpejtë në Europë. Kompanitë evropianë po vendosen në Serbi dhe Bosnje me një hap të shpejt. Kosova, reformat ekonomike të saj janë lëvduar nga FMN dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në RMV janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit të kreditimit. Deri në fund të vitit, tri prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirë së përbashkët të pagesave. Do të çoje në kursim mbi 500 milionë euro çdo vit. Nuk është bërë asnjë vit që kur kemi formuluar këtë objektiv dhe tashmë është rezultat që po na shfaqet dhe duhet të jeni krenarë.
Reformat lidhen me investime. Cdo reformë do të shkyçë investime të reja. Kur të gjitha reformat të jenë kryer, secili do të marrë aq ndihmë për person, aq sa do të merrte BP në kuadër të politikë së kohezionit të BE.
Është kaq hap i rëndësishëm sepse BE është në proces të rikrijimit të vetes në kontekstin e ri gjeopolitike dhe duan që BP të jetë aktiv. Zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë, që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. Do të emëroj një komisionar të dedikuar për integrimin.