Dhjetë magji dashurie për të gjetur burrin e duhur, rindezur pasionin në çift apo për t’u lidhur njëherë e përgjithmonë.
Magjitë e dashurisë kanë forcë të madhe nëse vërtet u beson. Mjafton që ti ta duash vërtet atë që kërkon dhe mund ta kesh. Nëse je në kërkim të dashurisë apo ke frikë se lidhja nuk po shkon siç duhet, ndiq udhëzimet dhe vepro sipas tyre. Esencat dhe bimët kanë fuqi
Për ta bërë më shumë për vete
Krijo një vaj masazhi afrodiziak, duke përzier në 100ml vaj bajamesh të ëmbla, 10 pika vaj ylang ylang, 5 pika vaj esencial paçuli dhe 3 pika vaj esencial sherebele. Hidhe në një shishe qelqi të errët me mbyllje hermetike. Mbaje në një vend të freskët pa dritë dhe përdore për një masash që do të ndezë pasionin nën çarçafë.
Si do të quhet partneri yt i ardhshëm?
Një traditë kelte sugjeron përdorimin e mollëve për ta zbuluar. Qëro një mollë dhe rrotullohu rreth vetes tre herë. Pastaj hidh pas shpinë lëkurën. Forma që do të marrë lëkura është gërma e parë e emrit të tij.
Si ta bësh për vete atë që të pëlqen
Krijo një parfum afrodiziak dhe si me magji askush nuk do të të rezistojë. Në 30 ml vaj jojobe përzje 10 pika vaj esencial jasemini, 5 pika vaj esencial vaniljeje dhe 5 pika vaj esencial ylang ylang. Vendos nga një pikë në vendet strategjike (qafë, kyçe, ndarja e gjoksit). Mbaje parfumin në një vënd të errët në një shishe qelqi. Kujdes! Vaji mund të njollojë rrobat dhe është mirë që të mos përdoret shumë në verë kur lëkura ekspozohet direkt nën rrezet e diellit
Për të forcuar lidhjen në çift
Sipas keltëve, bima e shqopës është zgjidhja në rast të një ftohjeje ose largimi mes partnerësh. Krijo një byzylyk me degëza dhe lule shqope dhe vendosja në puls partnerit.
Si të krijosh një fatsjellëse për dashurinë
Qep një qese pëlhure rozë dhe brenda fut: një copë kuarc rozë, 7 petale trëndafili të kuq të tharë, 7 gonxhe kardamom, 7 lule jasemini të tharë dhe një simbol që përfaqëson idenë tuaj të dashurisë, (diçka në formë zemre, një vizatim të Kupidit, një foto në çift, etj…). Lidhe qesen me një shirit roze ose jeshil dhe bëj tre nyje. Përqendrohu tek objektivi që kërkon të arrish për gjatë gjithë kohës që punon (edhe ndërsa popërgatit qesen me barëra).
Si të transformosh një flirt në një dashuri
Mjafton të përgatisësh një ëmbëlsirë afrodiziake për personin e interesuar, me mango, shkopa vanilje dhe kardamom. Vendos tulin e mangos në një tigan dhe lëre në zjarr mesatar për 5 minuta. Shto sheqer pluhur sipas dëshirës dhe lëngun e filtruar të një limoni. Përzieji mirë përbërësit derisa të jetë një masë homogjene. Lëri edhe një minutë në zjarr. Hiqe nga zjarri dhe filtroje. Kur te ftohtet shto vaniljen dhe kardamomin.
Si të qëndrosh përgjithmonë me të
Një gjest i vogël fatsjellës mund të bëjë që të kaloni gjithë jetën bashkë, sipas një tradite irlandeze të Wish Tree. E vetmja gjë që duhet të bësh është të lidhësh një shirit të gjelbër në një degë murrizi duke shprehur dëshirën që ti ke.
Si të tërheqësh një dashuri të re
Në këtë rast duhet të bësh një ritual me qirinj. Në një qiri jeshil fut një gjilpërë me koke të kuqe. Lyeje qiriun me vaj esencial limoni. Vendose në një mbajtëse qirinjsh prej qelqi dhe lidhe mbajtësen me shirit të kuq. Bëj tre nyje duke e shprehur disa herë dëshirën. Më mirë ta bësh të premten kur hëna është e re.
Për të ndezur pasionin
Një të premte me hënë të plotë merr një trëndafil të bardhë, një të kuq dhe tre unaza: një prej floriri (simbol i botës mashkullore), një prej argjendi (simbol i botës femërore) dhe një prej bakri (metal i Afërditës). Vendosi trëndafilat pranë njëri-tjetrit dhe shkoni unazat sipas radhës: e para unaza sipas gjinisë tënde, e dyta unaza e bakrit dhe e treta unaza që përfaqëson gjininë e partnerit. Lëri trëndafilat e lidhur nën jashtëk për gjatë një cikli të plotë hënor. Më pas hiq unazat dhe hidhi trëndafilat e tharë.
Çmende partnerin me verë dhe erëza
Në një litër verë hidh një shkop kanelle, shtatë gonxhe koriandër, shtatë fara karafili, shtatë kokrra piper, pak arrë moskat, lëkurën e një limoni dhe një lugë mjaltë. Zieji për dhjetë minuta. Filtroje dhe shërbeja të nxehtë, duke i hedhur përsipër pak pluhur speci djegës. Do të të shohë sërish si herën e parë.
