Modë

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e fundvitit

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e

Koha më festive e vitit po afron: mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, do ta gjeni veten të pushtuar nga ftesat për darka dhe dreka.
Për çdo rast do t'ju duhet një pamje që i shkon secilës festë, por idealja do të ishte nëse veshjet respektojnë ngjyrat e festave, pra e kuqja dhe ngjyra e artë, dy ngjyra që thërrasin menjëherë “Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Vitin e Ri”.

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e


Megjithatë, kur vishni këto ngjyra, është e rëndësishme të mos e teproni. Prandaj ju rekomandojmë që të zgjidhni pamje të thjesht pa e ekzagjeruar me aksesorët dhe grimin e rëndë.
Më poshtë do të gjeni shumë sugjerime se si t'i kombinoni dhe vishni këto ngjyra, për shembull kombinimi i një bluze ari të ndezur me një palë pantallona bazë ose pulovra të thjeshta të kombinuara me një fund lëkure ngjyrë ari.

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e


Të mos harrojmë aksesorët!
Këto ngjyra në fakt nuk kanë të bëjnë vetëm me veshjet që zgjedhim, por edhe me aksesorët. Për shembull, përdorimi i këpucëve bie shumë në sy dhe rekomandohen këpucë të tilla si, një palë çizme të kuqe deri në gju, ideale për të dhënë atë kontaktin e festave. Në rast se veshja juaj përfshin xhaketë dhe pantallona ari, është më mirë të zgjidhni një dekolte të thjeshtë të zezë

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e


Megjithatë, jo të gjitha rastet festive kërkojnë një pamje tepër elegante dhe të sofistikuar. Shpesh, në fakt, ndodh që ditët e festës të kalohen me miqtë dhe të afërmit në ngrohtësinë e shtëpisë.

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e

Në rrethana të tilla mund të zgjidhni një pamje më casual, si pulovra të gjera të kombinuara me funde të thjeshta, në ngjyrë ari ose të kuqe; duke u kombinuar në mënyrë të përkryer me komoditetin, kur qëndroni në shtëpi.

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e

E kuqe dhe Gold: Si të kombinoni ngjyrat e veshjeve për festat e

Tiranapost.al