Pikat e dobëta dhe të forta të shenjave të horoskopit sipas elementëve të zodiakut
Horoskopi është kthyer si një lloj parashikimi fati për të gjithë ne. Sapo hapim sytë në mëngjes , mendja na shkon direkt aty, tek parashikimi i yjeve: çfarë do të kenë rezervuar ata për ne?! Vetë natyra e njeriut pëlqen që të parashikojë ato çfarë do t’i ndodhin apo dhe të jetë në dijeni të së ardhmes. E kush është ai që nuk dëshiron të dijë çfarë do t’i ndodhë sot apo nesër? Por, përveç parashikimit ka edhe diçka tjetër interesante tek horoskopi. Besojmë se e dini se 12 shenjat e horoskopit ndahen në 4 elementë! Secila prej 12 shenjave të horoskopit ka pika të forta dhe pika të dobëta. Secila ka dëshirat e veta speciale, sjellje dhe qëndrime përgjatë jetës dhe njerëzve.
Katër elementët e shenjave të horoskopit, të cilët janë: Ajri, Uji, Zjarri dhe Toka, përfaqësojnë një energji thelbësore, që vepron tek secili prej nesh.
Astrologjia ka për qëllim të na ndihmojë në përqendrimin e këtyre energjive në aspektet pozitive dhe për të fituar një kuptim më të mirë të potencialit tone, tipareve tona pozitive, si dhe të merret me ato negative. Këta katër elementë ndihmojnë për të përshkruar lidhjen midis llojeve të veçanta të personalitetit me shenjat astrologjike. Të katër elementët e zodiakut shfaqin ndikim të thellë në tiparet e karakterit bazë, emocionet, sjelljet dhe në mënyrën e të menduarit.
Shenjat e Ujit
Shenjat e ujit janë tepër emocionalë dhe jashtëzakonisht të ndjeshëm. Ata janë shumë intuitive, por mund të jenë po aq misteriozë sa një oqean i tërë. Shenjat e ujit duan biseda të thella dhe intimitet. Rrallëherë bëjnë diçka në mënyrë të hapur dhe janë gjithmonë aty për të mbështetur të dashurit e tyre. Shenjat e ujit janë: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.
Shenjat e Zjarrit
Shenjat e zjarrit kanë tendencën për të qenë pasionantë, dinamikë dhe me temperament të lartë. Ata nervozohen shpejt, por gjithashtu falin lehtësisht. Ata janë aventurierë dhe pamasë energjikë. Ata janë tepër të fortë fizikisht dhe një burim frymëzimi për të tjerët. Shenjat e zjarrit janë inteligjentë, të vetëkujdesshëm, kreativë dhe njerëz idealistë, të cilët janë gjithmonë gati për të vepruar. Shenjat e zjarrit janë: Dashi, Luani dhe Shigjetari.
Shenjat e Tokës
Shenjat e Tokës janë ato që na sjellin gjithmonë me këmbë në tokë. Janë kryesisht konservatore dhe realiste, por gjithashtu mund të jenë tepër emocionale. Ato janë të lidhura me realitetin tonë material dhe mund të kthehen në përfitime materiale. Janë praktikë, besnikë dhe ju qëndrojnë pranë njerëzve të tyre në kohët e vështira. Shenjat e tokës janë: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi.
Shenjat e Ajrit
Shenjat e ajrit janë tepër racionalë, dashurojnë komunikimin dhe lidhjet me personat e tjerë. Ata mendohen shumë, janë miqësorë, intelektualë, të komunikueshëm dhe mjaft analitikë. Adhurojnë diskutimet filozofike, mbledhjet sociale dhe librat e mirë. E shijojnë shumë pjesën e të dhënit këshilla, por ka raste kur mund të jenë dhe shumë sipërfaqësorë. Shenjat e ajrit janë: Binjakët, Peshorja dhe Ujori.