Rama në Bled të Sllovenisë: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është në rrugën e duhur
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se plani i rritjes në Ballkanin Perëndimor është në rrugën e duhur, teksa nuk ngurroi të bënte sërish batuta se njerëzve nga Ballkani nuk duhet t'ju vihet koronometër kur flasin.
u kam thënë në Pragë, kur ftoni njerëz nga Ballkani, mos vini kronometër në kohën e të folurit. U ndjeva i inkurajuar, se me në fund dëgjova një emër nga një shtet që tashmë është në BE, të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment, ku ndihem pozitiv për BE-në”.
Forumi Strategjik i Bled-it, i cili zhvillohet çdo vit në qytetin malor të Bledit në Slloveni, është një platformë për dialog dhe shkëmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballin kombet dhe rajonet.