Themeluesi i BioNTech, Ugur Sahin: Jam konfident që vitin tjetër do kemi një dimër normal

Ndikimi i një vaksine të re Covid do të shihet gjatë verës dhe jeta pritet t'i kthehet normalitet deri në dimrin e ardhshëm, ka thënë një nga krijuesit e saj.
Profesor Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech, tha se ky dimër do të jetë ende i vështirë, pasi vaksina nuk do të ketë një ndikim të madh në numrin e infeksioneve.
Në një intervistë në "Andrew Marr Show" të BBC, Sahin tha se ishte i bindur se vaksina do të zvogëlojë transmetimin mes njerëzve, si dhe do të ndalojë zhvillimin e simptomave tek dikush që ka bërë.
“Është e mundur që vaksina mund të përgjysmojë transmetimin, gjë që do të ketë një ndikim të madh. Unë jam shumë i sigurt se transmetimi mes njerëzve do të zvogëlohet nga një vaksinë kaq e efektshme, ndoshta jo 90%, por ndoshta 50%, por nuk duhet të harrojmë se edhe kjo mund të rezultojë në një ulje dramatike të përhapjes së pandemisë”, tha ai.
Pas njoftimit të vaksinës së parë efektive në botë të hënën, John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, sugjeroi që jeta mund t’i kthehej normalitetit deri në pranverë.

"Unë jam ndoshta njeriu i parë që e them këtë, por do ta them atë me një farë besimi", tha ai.
Sidoqoftë, Profesor Sahin tha se do të duhej më shumë kohë:
“Nëse gjithçka vazhdon të shkojë mirë, vaksina do të fillojë të shpërndahet në fund të këtij viti, fillim të vitit të ardhshëm".
Sipas tij, qëllimi është që të jepen më shumë se 300 milionë doza në të gjithë botën deri në prillin e ardhshëm, që sipas tij është vetëm fillimi i një impakti.

Ai tha se ndikimi më i madh pritet të ndodhë më vonë: "Vera do të na ndihmojë, sepse shkalla e infeksionit do të ulet në verë dhe ajo që është absolutisht thelbësore është që ne të marrim një normë të lartë vaksinimi deri ose para vjeshtës / dimrit të vitit të ardhshëm".
Profesor Sahin tha se është thelbësore që të gjitha programet e imunizimit të përfundojnë para vjeshtës së ardhshme.
Këtë fillimjavë, BioNTech dhe bashkë-zhvilluesi Pfizer thanë se analiza paraprake tregoi se vaksina e tyre mund të parandalonte më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Rreth 43,000 njerëz morën pjesë në teste.
Të moshuarit dhe personeli në shtëpitë e kujdesit të tyre pritet të kenë përparësi në marrjen e vaksinës, ndjekur nga punonjësit shëndetësorë. Më pas njerëzve do t’u jepet përparësi sipas moshës./ Burimi BBC
*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al