Ja përse Sara dhe Ledri zgjodhën emrin "Poem Blu" për vajzën e tyre

Emri që Ledri Vula dhe Sara Hoxha zgjodhën për vajzën e tyre të parë që erdhi në jetë në muajin dhjetor shkaktoi shumë zhurmë në rrjet.
Poem Blu Vula quhet e vogla e tyre, një emër jo i zakonshëm. Poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike. Gjithashtu, Poem ka kuptimin e një guri të çmuar. Ndërsa Blu ka domethënien ‘dhuratë nga Zoti’.
Mirëpo, nga u lindi ideja Sarës dhe Ledrit për këtë emër? Epo, ndryshe nga sa e prisnim të gjithë, Poem Blu ka qenë ide e një fanseje. Para se e vogla të vinte në jetë, Sara iu kërkoi ndjekësve të saj t’i sugjeronin disa emra bebesh dhe mes tyre ka qenë edhe emri "Poem".
Këtë fakt interesant, na e tregoi vetë Sara ditën e sotme në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, ku ka treguar:
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sygjeruar emrin “Poem”. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nqs e lexon këtë, të falenderoj nga zemra.”

*tiranapost.al