Jennifer Aniston tregoi si i realizoi skenat e seksit në film dhe rrjeti iu kthye kundër

Jennifer Aniston ka folur për skenat intime që xhiroi për sezonin e tretë të serialit në Apple TV+ me Jon Hamm, i cili luan Paul-in.
Kjo është hera e parë në karrierën e saj që realizon skena të kësaj natyre.
Aniston filloi duke thënë se Jon - të cilin e ka mik për më shumë se 12 vjet - nuk mund të kishte qenë më shumë mbështetës se aq gjatë atyre skenave.
“Nuk jam ndjerë kurrë në siklet. Jon ishte një zotëri. Gjithmonë ka qenë. Në çdo lëvizje, në çdo prekje, më pyeste a isha mirë”.
Për më tepër, ajo vlerësoi edhe regjisoren, Mimi Leder, duke thënë se e kishte bërë të ndjehej e mbrojtur në çdo kohë.
Ajo zbuloi se të dy, bashkë me Jon, zgjodhën të mos kishin një koordinator të intimitetit gjatë filmimit. Siç zakonisht veprohet në skenat e seksit.
Për pak kontekst, një koordinator i intimitetit është një profesionist që hyn në skenat kur aktorët xhirojnë momente intime.
Përveç mbështetjes së dukshme të aktorëve të përfshirë në roli, koordinatori i intimitetit siguron aktorët që të ndihen rehat dhe të sigurt gjithashtu.
“Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë jam nga kohët e vjetra, kështu që thashë: 'Çfarë do të thotë kjo?', tha ajo, duke pranuar se nuk e kishte idenë se cili ishte qëllimi i rolit.
“Ata thanë: ‘Do jetë dikush që të pyet nëse je mirë’.
“Po ne jemi të kalitur mund ta kuptojmë vetë këtë”, shtoi ajo.
Në një kohë të shkurtër që nga publikimi i intervistës të hënën, komentet e Jennifer kanë filluar të tërheqin kritika në internet. Njerëzit e akuzojnë atë për minimizimin e rëndësisë së koordinatorëve të intimitetit. Një rol ky që është bërë thuajse i detyrueshëm që pas lëvizjes #metoo.