Showbiz

Kim Kardashian thyen heshtjen për fushatën e Balenciagës të akuzuar për nxitje të pedofilisë

Kim Kardashian thyen heshtjen për fushatën e Balenciagës të

Fushata e fundit e Balenciagës krijoi një zhurmë të madhe për shkak të akuzave për nxitje dh reklamim të pedofilisë. Një arush lejla në duart e fëmijëve. Arushi lejla është simbol i pedofilisë. Detaje të tjera që u konsideruan në rrjet simbole të errëta dhe mbi të gjitha disa dokumente në një foto ku shkruanin mbi një rast pedofilie. Pra nuk është aq rastësore sa duket.

Kim Kardashian thyen heshtjen për fushatën e Balenciagës të

Kim Kardashian thyen heshtjen për fushatën e Balenciagës të

Rrjeti shpërtheu në mllef dhe Balenciaga kërkoi ndjesë duke e hequr reklamën. Disa foto qarkullojnë ende. Ajo që njerëzit i mërziti më shumë ishte heshtja e Kim Kardashian që bashkëpunon me markën. Kjo e fundit ka reaguar orët e fundit.

Kim Kardashian thyen heshtjen për fushatën e Balenciagës të

Kim Kardashian thyen heshtjen për fushatën e Balenciagës të

“Unë kam heshtur ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar për veten time se si mund të ketë ndodhur kjo. Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të jetë në krye. Vlerësoj heqjen e fushatës nga Balenciaga dhe faljen e kërkuar. Pas bisedës me ta, besoj se e kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe vullnetin të marrë masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë kurrë më.

Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam rivlerësuar marrëdhënien me markën, duke e bazuar atë nga gatishmëria e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe pres të shoh veprimet që ata do marrin për të mbrojtur fëmijët”, shkruan Kim Kardashian.