Ekonomia

Pas stabilizimit të çmimeve në bursë, merr fund misioni i Bordit të Transparencës

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se do të ndërpritet Bordi i Transparencës. Pas mbledhjes së Këshillit të MInistrave, ministrja Ibrahimaj tha se kjo vjen pasi çmimet e bursës janë stabilizuar.

Ajo shtoi se për disa muaj ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve, por tashmë sipas saj situata paraqitet ndryshe.

“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Ne sot vendosëm që do të ndërpresim Bordin e Transparencës, që prej disa muajsh ka qenë në funksion. Ka pasur disa muaj që ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve. Çmimet e bursës janë stabilizuar”, theksoi ajo.