Stil jete

Melia Durrës ngre “Flamurin Blu”, është destinacioni i parë në Adriatik që çertifikohet për turizmin e qëndrueshëm bregdetar

Meliá Durrës shënon një moment historik për turizmin shqiptar. Për herë të parë në brigjet e Adriatikut, mbi plazhin e resortit me 5-yje valëvitet Flamuri Blu, certifikimi ndërkombëtar që dëshmon përmbushjen e standardeve më të larta në cilësinë, sigurinë dhe menaxhimin e qëndrueshëm të destinacioneve bregdetare.


“Jam shumë e kënaqur të jem te Melia Durrës për të ngritur Flamurin Blu, është një program ndërkombëtar, më i njohuri në botë, për të vlerësuar dhe certifikuar turizmin e qëndrueshëm bregdetar. Sot Melia për herë të parë i bashkohet familjes së madhe botërore “Blue Flag” dhe është desntiacioni i parë në Adriatik që ngre Flamurin Blu. Le të jetë ky shembulli për tu ndjekur për të qenë standardi që duhet mbajtur lart, dhe për të ofruar një model turistik që është jo më vetëm për të afruar sa më shumë turistë, por edhe për të garantuar cilësi shërbimi”, Eni Metaj, operator kombëtar“Blue Flag”.

Ky vlerësim prestigjioz e pozicionon Meliá Durrës në rrjetin global të më shumë se 5 mijë destinacioneve të certifikuara me “Blue Flag”, një çmim që rezervohet vetëm për plazhet dhe resortet që përmbushin kriteret më të larta ndërkombëtare të shërbimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Jemi shumë të lumtur që jemi të parët në Adriatik që kemi Flamurin Blu. Për ne është një nder ta kemi këtë flamur. Kemi bërë një investim shumë të mirë. Sfidë ishte të bësh disa investime, të ofrosh shërbimin e duhur dhe ta bësh plazhin të aksesueshëm për të gjithë. Flamuri Blu është njohja më e rëndësishme që mund të kesh si plazh ne të gjithë botën dhe të gjithë e dinë këtë”, Juan Tunon, Drejtor i Përgjithshëm, Melia Durrës.

Me Flamurin Blu që valëvitet mbi vijën e tij bregdetare, Meliá Durrës kurorëzon një vizion të ndërtuar mbi ekselencën, investimin afatgjatë dhe mikpritjen e nivelit më të lartë. Më shumë se një certifikim, kjo është një dëshmi se turizmi shqiptar është afirmuar tashmë si pjesë e hartës së destinacioneve premium të Mesdheut, aty ku cilësia nuk është objektiv, por standard.

/vizion plus