Lajme nga Bota

Vajza e Giorgia Meloni-t u bë virale pikërisht se nuk donte të dukej

Ndërsa liderët e vendeve më të industrializuara të botës ishin mbledhur në Samitin e G7, një moment krejtësisht i papritur arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut dhe të rrjeteve sociale.

Pa dashur, protagoniste u bë vajza e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila u filmua gjatë mbërritjes në aktivitet duke u përpjekur të qëndronte larg kamerave.

Në pamjet e një video, vogëlushja shihet teksa fshihet pas nënës së saj, duke zbritur nga avioni.

Siç mund të pritej, video u bë virale.