Pezullohen negociatat SHBA-Iran, anulohet udhëtimi i JD Vance
Friday 19 June 2026, 10:10
TiranaPost

Negociatat e planifikuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Zvicër janë shtyrë pa një afat të përcaktuar. Lajmi u konfirmua nga autoritetet zvicerane, vetëm pak orë pasi u anulua edhe vizita e parashikuar e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, në vendin alpin.
Shtyrja e takimit vjen në një moment delikat për përpjekjet diplomatike që synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje për konfliktin në Lindjen e Mesme.