Sociale

Panairi i Librit nuk u anulua, do mbahet online! Si do të organizohet këtë vit

Panairi i Librit nuk u anulua, do mbahet online! Si do të organizohet

Ministria e Shëndetësisë anuloi mbajtjen e Panairit të 23-të të Librit, ndaj organizatorët njoftojnë se kanë vendosur që këtë vit të mbahet online.

Në njoftimin e Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë thuhet ndër të tjerash, se kësaj here do të mbahet në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë:

“Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë”.

Njoftimi:

Njoftim për organizimin online të

Panairit të 23 të Librit – Tirana 2020

Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23 të Librit të Tiranës, në kushtet e pandemisë Covid-19.

Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online.

Qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë