Stil jete

'Miss Universe Albania 2026', eventi ku publiku do të jetë pjesë e show-t

'Miss Universe Albania 2026', eventi ku publiku do të jetë

Nëse ka një natë që këtë fillimvere premton spektakël, elegancë, muzikë live, emocione dhe atmosferë gala, ajo është pa diskutim finalja e “Miss Universe Albania 2026”.

'Miss Universe Albania 2026', eventi ku publiku do të jetë

Më 6 Qershor, Pallati Olimpik “Feti Borova” do të transformohet në skenën më glamuroze të vitit, në një event ku publiku nuk do të jetë thjesht spektator, por pjesë e një eksperience të plotë.

'Miss Universe Albania 2026', eventi ku publiku do të jetë

Me tavolina të organizuara në sallë, atmosferë elegante dhe një produksion gjigand live në TV Klan, mbrëmja do të sjellë gjithçka që një event i madh duhet të ketë.

'Miss Universe Albania 2026', eventi ku publiku do të jetë

Nga gara e vajzave më të bukura shqiptare, tek performancat live, të ftuarit specialë dhe surprizat e natës, “Miss Universe Albania” vjen këtë edicion si një kombinim perfekt mes show-t televiziv, gala night dhe jetës së natës në Tiranë.

Dhe festa nuk mbaron me kurorëzimin e fitueses.

Pas finales, atmosfera do të vazhdojë me një after party ekskluziv, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një natë festive në të njëjtin ambient, mes muzikës, VIP-ave dhe energjisë së një prej eventeve më të ndjekura në Shqipëri.

Në skenë do të ngjiten emra të njohur të muzikës shqiptare si, Anxhela Peristeri apo Noizy.

'Miss Universe Albania 2026', eventi ku publiku do të jetë

Që prej vitit 2014, producenti Eduart Deda ka sjellë në Shqipëri formatin më të madh të bukurisë në botë, një kompeticion që transmetohet në mbi 195 shtete dhe ndiqet nga më shumë se 1.5 miliardë teleshikues globalisht.


Fituesja e “Miss Universe Albania 2026” jo vetëm që do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, por do të fitojë edhe një kontratë njëvjeçare me Daman Model Management në New York.

Biletat do të dalin shumë shpejt në shitje në myticket.al⁠.