Stil jete

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për mirëqenien tuaj emocionale në 2022

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për
Në këtë fillim viti të gjithë vendosim synime, i përsërisim vetes që do të përmbajmë emocionet negative e që do të jemi përgjegjës për fjalët dhe veprimet që bëjmë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që zemërimi nuk mund të shmanget e mund të na ndikojë negativisht pasi katalizon stresin, i cili mund të shkaktojë një reaksion zinxhir që ndikon në të gjithë mirëqenien fizike dhe emocionale të dikujt.

Megjithatë, bota e larmishme e kristaleve ofron mënyra për t'i përdorur këto gurë për shërim. Lexoni më tej për të zbuluar 7 kristale që mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni zemërimin në mënyrë efektive.

Si mund të përdoren kristalet

Përdorimi i kristaleve është i lehtë dhe i thjeshtë. Mënyra më e mirë dhe më e sigurt është vendosja e tyre në një tas bakri ose qelqi në shtëpi. Ose mund të vendosen në formën e një byzylyku. Megjithatë, përpara se t'i vendosni në dorë, është thelbësore që t'i zgjidhni ato në bazë të datës së lindjes dhe emrit tuaj.

1. Carnelian

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për

Carnelian, një gur balancues, ndihmon në largimin e negativitetit dhe zëvendësimin e tij me një dëshirë për jetën. Ky gur është i mrekullueshëm për reduktimin e stresit dhe zemërimit, si dhe për rritjen e pjellorisë dhe stimulimin e seksualitetit. Kristali eliminon edhe emocionet e këqija si xhelozia, zemërimi dhe urrejtja ndaj të tjerëve.

2. Bloodstone

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për

Një nga kristalet më të mëdha për tërbimin është Bloodstone (guri i gjakut). Ju qetëson duke ju dhënë mundësinë të zbuloni se çfarë ju shqetëson vërtet dhe më pas ta zgjidhni. Ky gur i fuqishëm pastron mendjen nga paqartësia dhe agresioni. Kjo nënkupton që do të jeni në gjendje të relaksoheni dhe të bëni gjykime racionale. Bloodstone është një gur qetësues që mund të përdoret edhe për të lehtësuar shqetësimin.

Vendosni ose mbani pranë vetes Bloodstone nëse ndiheni të irrituar dhe dëshironi të jeni të rrethuar nga energji tokësore dhe qetësuese gjatë gjithë ditës.

3. Aquamarine

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për

Aquamarina është një tjetër gur i shkëlqyer për zemërimin pasi ka një lidhje të fortë me çakrën e fytit. Është një gur i qetë që rrezaton energji qetësuese.

Individët shumë të ndjeshëm mund ta kenë të vështirë të kontrollojnë temperamentin e tyre. Aquamarina ndihmon në çlirimin e zemërimit dhe tejkalimin e gjykimit duke ulur tensionin dhe ankthin.

Për shkak të lidhjes së saj me çakrën e fytit, akuamarini është një kristal i shkëlqyer për të inkurajuar vetë-shprehjen. Është gjithashtu i shkëlqyer për qetësimin e ankthit. Nëse acaroheni lehtë, provoni të meditoni me Aquamarine, do t'ju ndihmojë të relaksoheni.

4. Howlit

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për

Një nga metodat më efektive për të pakësuar zemërimin është të qetësoni mendjen dhe këtu ju shësrben energjia e Howlite.

Ky gur ju shton durimin, si dhe largon zemërimin dhe agresionin. Kjo nënkupton që në vend që të thoni diçka për të cilën do të pendoheni do të mund të lironi muskujt e të merrni frymë thellë.

Howlite gjithashtu e bën më të lehtë të flasësh me zemër dhe jo me mendje. Ky gur gjithashtu nxit bisedën paqësore duke ju nxitur të dëgjoni atë që personi tjetër ka për të thënë.

5. Lapis Lazuli

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për

Lapis Lazuli, i njohur shpesh si kristali i ndërgjegjes, ju ndihmon të kontrolloni tërbimin tuaj dhe të qëndroni gjakftohtë gjatë një zënke.

Lapis Lazuli është një gur me veprim të shpejtë që lehtëson tensionin dhe sjell qetësi të brendshme për ata që e vendosin. Mbani Lapis Lazuli për të rritur ndjeshmërinë dhe për të stimuluar paanshmërinë nëse rrezikoni të humbni qetësinë tuaj. Përveç kësaj, nëse keni nevojë të përballeni me dikë ose të shprehni të vërtetën tuaj, ky gur i bukur blu mund të ndihmojë.

Lapis Lazuli shëron çakrën e fytit, duke ju lejuar të komunikoni ndjenjat dhe emocionet tuaja me edukatë dhe mirësjellje.

6. Kyanite

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për

Kyaniti, një tjetër gur i çakrës së zemrës me ndikim të lartë ndihmon në zbutjen e zemërimit duke ofruar dhembshuri dhe dashuri si dhe duke promovuar qartësinë mendore.

Kyanite mund t'ju ndihmojë të kapërceni kaosin dhe të arrini kuptimin e vërtetë që qëndron në themel të acarimit tuaj pas një bisede të nxehtë.

7. Citrina

Përdorni këto 7 kristale që të kujdeseni për

Energjia për t'u ndjerë mirë e Citrine siguron që ju të përqafoni shkëlqimin e sigurisë dhe lumturisë. Ai gjithashtu bën të tërheqim gëzim dhe jo urrejtje.

Përdorni energjinë e këtyre kristaleve në vitin 2022 dhe kujdesuni për mirëqenien tonë emocionale.