Aktualitet

20 vjet pa të! Donatella Versaçe tregon si vëllai i dha pushtetin dhe e ktheu në ikonë mode

Donatella Versace, 63 vjeç e lindur në Itali, është një nga figurat më të njohura të industrisë së modës. Fansat e saj dhe shumë personalitete të njohur të modës e quajnë një ikonë, një titull që e meritoi edhe me çmimin dhe vlerësimin e madh që mori në London Show në fund të vitit të kaluar. Ky moment mbylli një vit të suksesshëm për Donatella-n, e cila gjithmonë falënderon mbështetësit e saj, më së shumti në një moment të veçantë për të, në përvjetorin e vdekjes së vëllait të saj, themeluesit të markës Gianni Versaçe.

Image result for gianni versace

Donatella me vëllanë Gianni Versaçe. 

Donatella Versace poses with her dog Audrey

Në muajin shtator, në javën e modës që mbajti në Milano për koleksionin Pranverë verë- 2018, përkoi me 20 vjet të Donatella-s pa vëllanë e saj, i cili u vra në vitin 1997. Fashion Show bashkoi ikonat e modelingut si Cindy Craword, Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Helena Christensen dhe Carla Bruni, të cilat dolën në pasarelë krahë për krahu, në tingujt e këngës Freedom të George Michael.

Image result for donatella versace

Figura e saj bëhet akoma më e gjallë për syrin e publikut sidomos me filmin e Ryan Myrphy, American Crime Story; Gianni Versace assasination”, një film në të cilin Penelope Cruz luan rolin e Donatella-s.

Në një intervistë të dhënë vjet për The Times, Donatella ka treguar lidhjen e fortë me vëllanë e saj, për të cilin thotë: "Ai më bëri të fuqishme, të pushtetshme, më mësoi shumë, e kisha pranë gjithë kohën, deri ditën kur më la...më mungon shumë".

Kontributi i saj në industrinë e modës bën që të ketë ndikim edhe në fusha të tjera. Me fustanin që projektoi në vitin 2000 për jennifer Lopez i la të gjithë me gojë hapur, aq sa doli shprehja: Fustani i Jennifer Lopez është arsyeja që Google Image ekziston.. Tiranapost.al E.B

Image result for Jennifer Lopez Donatella Versace dress

A behind-the-scenes shot from CNN Style's exclusive film about Donatella Versace

A detail from Donatella Versace's office in Milan

Zyra e saj në Milano

Gianni and Donatella Versace

penelope cruz in the assassination of gianni versace

http://www.tiranapost.al/lidhja-mafien-e-kalabrise-pellumbi-dhe-prostituta-mashkull-qe-e-qelloi-vrasja-e-ikones-se-modes-gianni-versace-ende-mister/

https://youtu.be/IiTWV8NRjSs