Aktualitet

Arjan Curri përplaset me gazetaren: E ke sëmundje profesionale. E keni bërë Shqipërinë banda-banda, nuk është çdo vrasje mafioze

Arjan Curri përplaset me gazetaren: E ke sëmundje profesionale. E keni

Analisti Arjan Curri dhe gazetarja e kronikës, Klodiana Lala janë përplasur në studion e emisionit "Open" në lidhje me ekzekutimin e 32-vjeçarit Endri Mustafa.

Sipas Lalës, ngjarja ka qenë një akt mafioz, i kryer nga grupet e organizuara kriminale. Por, Curri e ka kundërshtuar duke thënë se ideja e vrasjeve mafioze është bërë një "sëmundje profesionale" dhe jo çdo vrasje është e lidhur drejtpërdrejt me mafien dhe ky lloj raportimi krijon imazhin e gabuar se në vendin tonë ka vetëm banda.

Pjesë nga biseda:

Arjan Curri - Klodiana Lalës: Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë kriminelë dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap kriminologji në auditorë, e njoh mirë. S’mund të thoni që për çdo vrasje ajo është mafioze.

Lala: Ish ministri Xhafaj ka thënë se ka grupe kriminale. Personat që nuk kanë bërë një rrëmbim klasik që e kanë marrë dhe dhunuar dhe mendohet se kanë munduar të nxjerrin detaje.

Curri: Mund të kenë qenë banda rivale, por kjo se bën mafioze. E di cfarë është organizatë, grup i strukturuar dhe bandë.

tiranapost.al