Arrestohet gjatë operacionit antidrogë efektivi i RENEAs, në pranga dhe 4 të tjerë
Friday 20 August 2021, 21:12
TiranaPost

Është arrestuar një efektiv i forcave RENEA gjatë operacionit anti-drogë.
Sipas burimeve mediatike, efektivi i identifikuar se Rael Luli u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme.
Mësohet se, efektivët e antitrafikut në Policinë e Tiranës kanë arrestuar gjatë operacionit dhe 4 trafikantë droge. Gjatë ndërhyrjes, bashkë me trafikantët ka qenë dhe speciali i RENEAS Rael Luli, i cili u kap në flagrancë.