Aktualitet

Dritan Dajti përfundon në spital për një ndërhyrje

Dritan Dajti përfundon në spital për një ndërhyrje

I dënuari me burgim të përjetshëm për 4 vrasje, Dritan Dajti, ka përfunduar ditën e djeshme në spital. Arsyeja mësohet se lidhet me një problem të gurëve në veshka, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje.

Ndërhyrja është bërë në repartin e Urologjisë dje, ndërsa sot ai ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në ambientet e burgut ku po vuan dënimin.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj, gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.