Lajm me rëndësi për shqiptarët që morën gjoba në kufirin grek

Shtetasit shqiptarë të cilët kanë marrë gjobë nga autoritetet greke, këta të fundit nuk do e anulojnë gjobën për tejkalim të afatit 90 ditor të qëndrimit, por do të rimbursohen nga shteti shqiptar.
Lajmin e ka bërë me dije kryeminsitri Rama përmes një statusi në Facebook. Ai shkruan se zyra e tij ka kontaktuar vazhdimisht me autoritetet greke pas lajmit të gjobitjes së disa shqiptarëve, që kaluan afatin e qëndrimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
'Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19', shkruan mes të tjerash Edi Rama.
Njoftimin e plotë e lexoni si më poshtë:
NJË LAJM ME RËNDËSI
Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit. Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.
UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t'ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
