Leonardo DiCaprio: Lajme të mira nga Vjosa. Përmend kryeministrin Rama dhe premtimin për të mos ngritur HEC-in

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio ka postuar sërish një status të gjatë për Vjosën. Këtë radhë ai jep një lajm të mirë ku citon kryeministrin Rama i cili me datë 25 shtator njoftoi se nuk do të ndërtohet Hidrocentral në Kalivaç dhe zona do të kthehet në një park Kombëtar. Aktori i bën thirrje ndërkohë kryeministrit në Bosnjë dhe Hercegovinë që të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e ‘Zemrës Blu’ të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm. Aktori 46 vjeçar është vlerësuar për përfshirjen e tij si një aktivist i pashembullt në çështjet e mjedisit dhe Vjosa ka pasur një vëmendje të veçantë.
Lexo postimin e plotë:
Ndërsa ne presim që kryeministri federal dhe qeveria në Bosnje e Hercegovinë të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm me hidrocentrale të vogla, lajme shumë premtuese vijnë nga Shqipëria. Vjosa një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës mund të shpëtohet nga ndërtimi i hidrocentralit.
Me 25 shtator, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se projekti i digës në Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie të zbuluara së fundmi.
Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.
View this post on Instagram