Aktualitet

Meta kundër ndërtimit të HEC-eve në Vjosë: Duhet të shpallet Park Kombëtar

Meta kundër ndërtimit të HEC-eve në Vjosë: Duhet

Kundër ndërtimit të HEC-eve në Lumin e Vjosës është shprehur sot presidenti Meta, i cili kërkon që në vend të kësaj të shpallet Park Kombëtar. Teksa po mbante fjalën në tryezën me temë: E ardhmja e Lumit Vjosa, ai tha se çdo qëndrim kokëfortë nuk do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt anëtarësimi: Ai kërkoi që të zhvillohen diskutime dhe debate para vendimeve dhe që qeveria të reagojë .

Ja çfarë tha Meta:

Lumi Vjosa është një pasuri natyrore për vendin. Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe hapësirat jo miqësore dhe armiqësore në zonat e gjelbrta, s’mund të jetë në rrugë e blertë për zhvillimin e vendit. Shkencëtarët këmbëngulin se HEC-et shkaktojnë dëme në sipërfaqet e ujërave, deri në ashpërsimin e klimës deri në ngrohjen globale.

Shqetësim bën dhe cilësia e hartimit të raporteve për ndikimin në mjedis të HEC-eve.  Ato shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të shpejtë dhe shpesh miratohen ato që do qeveria dhe koncesionari. Këto ditë jam vënë në dijeni për një letër të hapur nga komuniteti europian për një shqetësim për HEC-et. Çuditërisht këto kambana nuk dëgjohen. Shteti shqiptar duhet të ruajë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut. Do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen e saj Park Kombëtar. Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së.