Aktualitet

Nuk ka HEC në Vjosë, Rama: Meta ta kishte mbrojtur Valbonën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut

Nuk ka HEC në Vjosë, Rama: Meta ta kishte mbrojtur Valbonën kur

Në Vjosë nuk do ndërtohen HEC-e. Këtë shkruan kryeministri Rama në një postim në Twitter, duke iu përgjigjur presidentit Ilir Meta i cili bën thirrje që Vjosa të mos shkatërrohet.

Në përgjigje të reagimit të Ramës, Presidenti shkruan:

Nuk ka HEC në Vjosë, Rama: Meta ta kishte mbrojtur Valbonën kur

Më herët Rama i kujtoi Metës kohën kur ishte zv.shef i qeverisë së Sali Berishës që të kishte mbrojtur Valbonën. 'Rreziku që i kanoset Vjosës sot me ndërtimin e hidrocentraleve, është imagjininar', shkruan Rama duke shkruar se Vjosa e Poshtme do integrohet me Parkun.

Postimi i plotë:

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Nuk ka HEC në Vjosë, Rama: Meta ta kishte mbrojtur Valbonën kur

Më herët, presidenti Meta u takua në Tepelenë me profesorë e shkencëtarë për përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën. Ai i kërkonte qeverisë të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mesazhi i Metës:

Kënaqësi të mblidheshim sot në Tepelenë, së bashku me profesorë, shkencëtarë e autoritete vendore, për një ngjarje shumë pozitive, përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën.

E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme. Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.