Aktualitet

Shkarkohet nga problemet me pasurinë gjyqtari që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi përjetë

Shkarkohet nga problemet me pasurinë gjyqtari që shpëtoi Dritan

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi për gjyqtarin u mor sot, për shkak të problemeve me pasurinë.

Aleks Nikolli është një nga gjyqtarët që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Alks Nikolli përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Shkarkohet nga problemet me pasurinë gjyqtari që shpëtoi Dritan

Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar studimet në shkollën e Magjistraturës.

Në vitin 2015, ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.