Aktualitet

Puthjen e parë Eni Çobani e dha 24 vjeçe. Historia dhe vendi pranë Tiranës që e viziton shpesh sot

Puthjen e parë Eni Çobani e dha 24 vjeçe. Historia dhe vendi

Eni Çobani ka dhënë puthjen e parë në moshën 24 vjeçe me njeriun me të cilin është martuar prej 25 vitesh. Në Vox Pop-in tek Rudina ku u pyet se kur e ka dhënë puthjen e parë, juristja e njohur dhe drejtuesja e programit ‘Shihemi në Gjyq’ tregoi edhe historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Avenirin.

Puthjen e parë Eni Çobani e dha 24 vjeçe. Historia dhe vendi

Eni Çobani: Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç. Ajo ka qenë puthja e parë dhe më pas rezultoi edhe që jemi pas 25 vitesh bashkë me bashkëshortin dhe normalisht besoj ka qenë zgjedhja e duhur e jetës time. Kam folur shpesh për Avenirin, kemi dhe një vend ku është dhënë puthja e parë që ka ndodhur në Dajt në një pemë e cila akoma sot është dhe ne shpesh e vizitojmë. Dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të moshës time. Pastaj të mos i krahasojmë më moshën sot. Sot puthen më herët i kanë lidhjet më të hershme, kurse në kohën tonë kur putheshim do putheshim përjetë.

Puthjen e parë Eni Çobani e dha 24 vjeçe. Historia dhe vendi

Isha përcaktuar pedagoge në kohën që u njohëm. Ne kemi dhe një lidhje familjare dhe në një takim familjar ngelën sytë, jo se unë sigurisht nuk e pëlqeva si person, por nuk e mendoja patjetër që do ishte një njeri që unë do vazhdoja jetën, ai me shumë qetësi dhe me dashuri arriti Enin ta kuptonte e ta bënte për vete.

*Tiranapost.al.