Cilat janë universitetet më cilësore në Itali?
Shumë studentë shqiptarë preferojnë të vazhdojnë studimet e tyre në Itali. Por cilat janë universitetet më cilësore në Itali dhe si janë ato në krahasim me universitetet e tjera perëndimore?
Sipas Academic Ranking of World Universities Shangai 2017, një ndër agjencitë më të besueshme të klasifikimit që përcakton çdo vit 500 institucionet më cilësore të arsimit të lartë në botë, universitetet italiane më të mira janë La Sapienza e Romës dhe Universiteti i Padovas. Këto janë të vetmet universitete italiane që bëjnë pjesë në pozicionet 151-200 universitetet më të mira të botës.
Mes 201 dhe 300 universiteteve më të mira të botës pozicionohen edhe Universiteti i Milanos, i Bolonjës, Pizës, Torinos dhe Universiteti Politektik i Milanos.
Ndërsa në segmentin e 301 deri në 400 universitetet më të mira globale renditen edhe Universiteti i Firenzes, Pavias, Tor Vergata i Romës dhe Universiteti Federico II i Napolit.
Klasifikimin e 500 universiteteve më të mira e mbyllin Universiteti i Ferraras, Palermos, Triestes dhe San Raffaele i Milanos.
Si gjithmonë, edhe këtë herë universitetet e Harvard, Stanford dhe Cambridgre kryesojnë listën e cilësisë./Tiranapost.al