
Të mërkurën përmbushni me përpikëri detyrat tuaja profesionale dhe ato të përditshme. Sot do të jetë shumë e rëndësishme të mbani premtimet dhe angazhimet tuaja, në mënyrë që të mos përfundoni në ndonjë situatë të pakëndshme. Zhvillimi i ditës do të varet në masë të madhe nga ju dhe nga aftësia juaj për të pritur me durim rrjedhën e ngjarjeve.
Nëse keni lindur nën shenjën e Dashit, Luanit ose Shigjetarit, të mërkurën do t’ju duhet të tregoheni më të organizuar në planifikimin dhe realizimin e detyrave tuaja. Ndiqni me përpikëri planet paraprake dhe shmangni humbjen e kohës me gjëra që mund të presin deri nesër. Kënaqësia në fund të ditës do të varet pikërisht nga aftësia juaj për të organizuar siç duhet punët dhe prioritetet.
Për të lindurit në shenjën e Dashit, sot kërkohet kujdes me blerjet që shoqërohen me kartë, me kontrata apo me dokumente që lidhen me prona apo pasuri tuajat ose të familjes.
Për të lindurit në shenjën e Luanit, çdo ditë sjell sfidat e veta, të cilat sot mund të shfaqen përmes ndonjë incidenti, pakujdesie apo lajmesh jo të këndshme.
Për të lindurit në shenjën e Shigjetarit, sot është e rëndësishme të mos nxitoheni, të veproni me kujdes dhe me maturi.
Nëse keni lindur nën shenjën e Demit, Virgjëreshës ose Bricjapit, e mërkura do t’ju gjejë me shumë punë, që do të testojë aftësinë tuaj për të vepruar nën presion dhe me ritëm të shpejtë. Sot mund të shfaqen oferta të reja të favorshme në lidhje me punën ose biznesin, të cilat mund t’ju sjellin të ardhura më të mira apo mundësi më të mira për t’u shprehur profesionalisht.
Për të lindurit në shenjën e Demit, dita mund të jetë e mbushur me tension, shqetësim ose lodhje. Përpiquni të riktheni qetësinë e brendshme përmes meditimit ose relaksit.
Për Virgjëreshat, vëmendja sot do të përqendrohet te kontaktet dhe marrëdhëniet me njerëz nga rrethi familjar apo shoqëror.
Për Bricjapët, dita premton emocione të bukura, por edhe shumë punë, nga e cila ka shumë gjasa të mbeteni të kënaqur.
Nëse keni lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, e mërkura do t’ju kërkojë të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mbani një këndvështrim realist për ngjarjet e ditës. Ekziston rreziku që gjërat të mos zhvillohen sipas dëshirave tuaja, çka mund t’ju sjellë humor nostalgjik apo melankolik.
Disa lajme ose situata mund t’ju bëjnë të ndiheni më përgjegjës ndaj familjes dhe njerëzve të dashur, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët, gratë apo persona të afërt që varen nga ju.
Për Binjakët, dita sjell më shumë lëvizje, udhëtime, takime apo vizita.
Për Peshoret, mos u zhgënjeni nga të ardhurat e pakta apo mungesa e tyre sot.
Për Ujorët, dita është e favorshme për çështje që lidhen me para, dokumente apo kontrata.
Nëse keni lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqve, të mërkurën do të kërkohet vëmendje ndaj angazhimeve që lidhen me familjen apo me të afërmit, si nga afër ashtu edhe nga larg. Surprizat e ditës do të lidhen kryesisht me njerëz të familjes, veçanërisht me ata që jetojnë pranë jush.
Dita mund të mbahet mend për një ngjarje të papritur familjare, e cila do të zhvillohet në mënyrë pozitive ose negative, sipas horoskopit tuaj personal. Nëse arrini t’i përmbushni siç duhet detyrat e ditës, shpërblimi do të jetë një kënaqësi e merituar emocionale. Megjithatë, e mërkura nuk përjashton sprova për ata që ndodhen në një periudhë të paqëndrueshme në marrëdhënie apo në punë.
Për të lindurit në shenjën e Gaforres, mos shtyni asgjë që lidhet me shtëpinë: blerje, riparime, pagesa faturash etj.
Për Akrepët, ekziston rreziku të provokoheni në një konflikt, zhvillimi i të cilit mund të rezultojë i pakëndshëm.
Për Peshqit, paqëndrueshmëria emocionale e sotme mund të vijë si pasojë e një nate pa gjumë, rënies vonë për të fjetur apo shqetësimeve të shumta.