
Dashi
E mërkura do të jetë një ditë e favorshme për angazhime që lidhen me punën, reklamën, daljet publike apo prezantimet. Mund të ndieni një pasiguri në aspektin financiar, por realiteti do të jetë më pozitiv nga sa mendoni. Një përballje me disa tipare të pakëndshme të karakterit të një personi të afërt mund t’ju shqetësojë. Shmangni përplasjet dhe organizoni mirë kohën, pasi vetëm kështu do të arrini rezultate të kënaqshme.
Demi
Ndikimet e kësaj të mërkure mund ta bëjnë të vështirë të gjeni motivimin, sidomos nëse jeni të ngarkuar me punë të lodhshme. Do t’ju duhet të merreni me çështje financiare, dokumente, kontrata apo procedura të ndryshme. Janë të mundshme edhe shpenzime për ilaçe, trajtime ose terapi. Ruani qetësinë dhe mos lejoni që zhgënjimet e vogla t’ju ndikojnë.
Binjakët
Sot mund të keni pritshmëri të mëdha për një ngjarje, por zhvillimi i saj mund të mos jetë ai që prisnit. Tregoni kujdes me mjetet e transportit që përdorni. Dita është e favorshme për udhëtime dhe për angazhime që lidhen me lëvizjet. Gjithashtu, do të merrni një lajm të rëndësishëm që lidhet me një person të familjes.
Gaforrja
Do të kërkoni të merreni me punë që nuk kërkojnë shumë lodhje fizike apo mendore. Dita favorizon takime të rëndësishme me institucione shtetërore, banka apo administratë. Mund të merrni një lajm të gëzueshëm nga afër ose larg. Kujdes në marrëdhëniet personale, pasi dikush mund të mos jetë plotësisht i sinqertë me ju.
Luani
E mërkura është e favorshme për punën dhe angazhimet publike. Çështjet familjare ose ato të shtëpisë do të kërkojnë biseda serioze dhe ndoshta marrjen e një vendimi të rëndësishëm. Edhe pse mund të ndiheni të pasigurt financiarisht, situata do të jetë më e qëndrueshme sesa duket.
Virgjëresha
Do ta keni të vështirë të arrini rezultatet që dëshironi në çështjet financiare ose në punën me para. Kujdesi ndaj detajeve do të jetë çelësi i suksesit. Mungesa e motivimit dhe lodhja mund t’ju shoqërojnë gjatë ditës, ndaj shmangni vendimet e nxituara.
Peshorja
Do të keni më shumë takime, biseda dhe aktivitete me miqtë. Një ngjarje që prisnit mund të mos zhvillohet sipas dëshirës suaj, ndaj mos krijoni pritshmëri të tepruara. Një lajm i rëndësishëm familjar do të tërheqë vëmendjen tuaj gjatë ditës.
Akrepi
Do të preferoni angazhime që nuk kërkojnë shumë energji. Pritshmëritë tuaja sot mund të lidhen me një dashuri të re ose të vjetër, flirtin apo një çështje emocionale në martesë. Një problem shëndetësor i një personi që njihni mund t’ju detyrojë të ndryshoni planet.
Shigjetari
E mërkura favorizon punën, reklamën dhe paraqitjet publike. Megjithatë, një konflikt me një burrë mund të marrë përmasa më serioze dhe të ndikojë në jetën personale, familjare ose profesionale. Ruani qetësinë dhe mos u përfshini në debate të panevojshme.
Bricjapi
Motivimi mund të jetë i ulët, sidomos nëse jeni të ngarkuar me përgjegjësi. Një surprizë e këndshme mund të vijë nga një grua ose të lidhet me të, duke rezultuar në favorin tuaj. Mos lejoni që lodhja apo pesimizmi t’ju pengojnë të shihni mundësitë që ju ofrohen.
Ujori
Pritshmëritë për një ngjarje mund të jenë më të mëdha se rezultati përfundimtar. Tregoni kujdes gjatë udhëtimeve dhe me mjetet e transportit. Kjo është një ditë shumë e mirë për të arritur suksese të rëndësishme, sidomos nëse bashkëpunoni me një partner të besueshëm.
Peshqit
Do të kërkoni qetësi dhe punë që nuk ju lodhin shumë. Dita favorizon kontaktet me institucione dhe udhëtimet e shkurtra. Një marrëveshje ose mirëkuptim për një çështje të rëndësishme familjare do t’ju sjellë lehtësim. Kujdes nga njerëzit që mund të përpiqen t’ju mashtrojnë në marrëdhëniet personale.