Seksi

Kur të fillosh të flasësh me fëmijën rreth seksit dhe çfarë t`i thuash

Kur të fillosh të flasësh me fëmijën rreth seksit dhe

Sigurisht, edukatorët seksualë janë shumë të rëndësishëm. Dhe sigurisht që je me shumë fat nëse fëmija yt studion në një shkollë që brenda programit ofron edhe edukim dhe këshillim seksual.

Mos u tremb! Edukimi seksual nuk do të thotë vetëm t`i informosh të rinjtë mbi seksin e sigurt, por si fillim t`i mësosh mbi ekzistencën e abstenimit. Pra të mos përfshirjes në eksperienca seksuale, të paktën në moshë të hershme.

Megjithatë, edhe nëse ke fatin që fëmija yt t`i marrë informacionet në një institucion, përgjegjësi kryesor mbi edukimin e tij, qoftë edhe atë seksual, je vetë ti.

Nisur nga ky fakt, Huffington Post ka pyetur edukatorët seksual rreth çështjeve më të rëndësishme që prindërit duhet të flasin me fëmijët, më mirë herët, sesa vonë.

Është mirë të flasësh rreth seksit, gjinisë dhe orientimit seksual

Nisini bisedat rreth seksualitetit kur fëmijët janë të vegjël - le të themi, 5 vjeç. Pra, një moshë, para se të ekspozohen ndaj seksit në internet. Keni një avantazh nëse filloni herët. Fëmijët më të vegjël janë shumë më tolerantë ndaj të rriturve. Sigurohuni që të përdorni gjuhë që përfshin të gjitha identitetet gjinore dhe orientimet seksuale. Çdo dy muaj, ribëjeni temën duke pyetur se çfarë mbajnë mend nga bisedat ose çfarë kuptojnë mbi seksualitetin.

Askush nuk ka të drejta mbi trupin tënd, as për një përqafim

Konsensus, konsensus dhe vetëm konsensus. Duhet t`i mësojmë fëmijët që janë zotër të trupit të tyre dhe që askush nuk ka të drejtë t`i prekë pa dëshirën e tyre. Duhet t`i mësojmë që as ata nuk kanë të drejta mbi trupin e dikujt tjetër. Nuk ka lidhje vetëm me seksin, se është ende herët për ta. Por duhet të dinë që edhe një përqafim ka nevojë për aprovim.

Këta janë emrat e saktë të pjesëve të tua të trupit

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë emrat e saktë, shkencorë të organeve të tyre seksuale. Kjo është e rëndësishme si fillim për të thyer tabutë. Plus pastaj është e rëndësishme, sepse e ndihmon fëmijën të të raportojë më lehtë nëse dikush ka abuzuar me të.

Mos e përdor pornon si një model për seksin real

E vërteta, edhe pse e hidhur, është që filmat porno janë ‘edukatorët’ seksualë të fëmijëve. Për arsyen e thjeshtë, se aksesi në materialet pornografike është i lehtë. Ndaj mosha 9-vjeçare është e duhura për t`i treguar se filmat pornografikë nuk duhet të jenë modeli i jetës së tyre seksuale, se aty ka ekzagjerime. Ekzagjerimet janë si në organet gjenitale, ashtu edhe në proces. Kjo pikë i duhet bërë e qartë fëmijës.

Seksi është më shumë sesa thjesht një akt fizik

Parashtro të gjitha temat që lidhen me seksin: nga identiteti dhe orientimi seksual, tek imazhi për trupin, vetëvlerësimi, kufijtë dhe komunikimi, marrëdhëniet miqësore të shëndetshme, dhuna seksuale, anatomia, higjiena, kontracepsioni, shtatzënia dhe kënaqësia. Bisedën rreth këtyre temave nises apo të mundesh. Nuk është kurrë shumë shpejt. Nuk ka përse të jetë gjithmonë dhe për të gjithë e sikletshme. Përkundrazi fëmija mund të marrë më shumë informacion dhe të qartësojë një skenë që ka parë diku në televizor apo në internet.

Është shumë në rregull nëse kanë pyetje rreth seksin. Mirëpriti në çdo kohë pyetjet e fëmijës rreth kësaj teme

Në kundërshti nga opinioni i përgjithshëm, adoleshentët në fakt duan të flasin me prindërit për këto tema. Këtë kanë nxjerr në pah studime të ndryshme në radhët e të rinjve.

Diçka që mund të të duket e shëmtuar apo e çuditshme ty, për për dikë tjetër mund të jetë normale

“Iiii na e shpifi”, tha dikush gjatë një ore mësimore rreth seksualitetit dhe organeve gjenitale e qimeve publike. E rëndësishme është që fëmija të edukohet t`i shikojë si diçka normale këto tema dhe të mos paragjykojë askënd që pyet dhe flet.