Aktualitet

Ligji i ri. Lejet e ndërtimit tashmë vetëm online

Në Parlament është miratuar ligji për planifikimin e Territorit, ku parashikohet që të gjitha aplikimet për lejet e ndërtimit do të jenë vetëm online. Ministrja e Zhvillimit Urban Englantina Gjermeni ka bërë publike të gjitha ndryshimet.

Prej një viti tashmë po punohet për përditësimin e Regjistrit të Integruar të Territorit dhe transformimin e tij në dy platforma të veçanta, njëra në shërbim të procesit të planifikimit të territorit dhe tjetra në funksion të aplikimeve dhe pajisjes me leje ndërtimi.

Ky ndryshim, nga njëra anë lehtëson dhe qartëson proçedurën e miratimit të dokumenteve të planifikimit dhe nga ana tjetër lehtëson proçedurat për leje zhvillimi apo ndërtimi për investitorët dhe qytetarët.

Brenda 20 ditëve pune nga marrja në dorëzim e kërkesës për leje zhvillimi, së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues të saj, autoriteti vendor përgjegjës ose KKT-ja, sipas fushës së kompetencës, merr vendimin për lëshimin e lejes së zhvillimit apo për refuzimin e lejes. Në mungesë të përgjigjes së autoriteteve publike nëpëmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit brenda 10 ditëve pune, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës i zhvillimit ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për leje. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin që brenda 15 ditëve, të kryejë plotësimin e dokumentacionit

Leja e zhvillimit apo vendimi për refuzimin e saj i dërgohet kërkuesit nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit./Copyright TiranaPost.al