Aktualitet

Monika Lubonja: Në filmin "Përdhunuesit" burri më tha: S`le vend pa e puthur Timo Fllokon

Skenat e rënda të përdhunimit i kemi parë që në filmat shqiptarë të pas viteve ’90. Monika Lubonja e ftuar në “Thumb” tregoi se përgjatë karrierës së saj kinematografike i kishte rënë për pjesë të luante role viktimash e një prej tyre është ai tek “Përdhunuesit”.

[caption id="attachment_234268" align="aligncenter" width="456"] (Monika dhe Timo gjatë filmit, foto nga Google)[/caption]

“Unë isha e martuar në atë kohë. Dhe ideja ishte që do puthja në film Timo Fllokon, mik familje nuk ishte e lehtë. Plus që ishte dhe skena e përdhunimit me Sheri Mitën. Ai ishte shok me babin tim. Kur ishte dita e premierës shkova me burrin dhe kisha merak për skenën e përdhunimit. Më kishin dalë sutjenat, këmbët. Po rrija në ankth, ai i vrenjtur, ndërkohë që në fund ai më tha: ‘S`le vend pa e puthur Timo Fllokon’. Aty u qetësova. ‘Uh, po aty na mësonin, ishin puthje prej koti, i thashë’, e lehtësuar që s`tha gjë për përdhunimin”, tregoi Monika Lubonja për reagimin e ish-bashkëshortit të saj Gencit./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]