Politikë

Edhe meshkujt në parlament po bëjnë botox, njërin e zbulon Erion Braçe

Edhe meshkujt në parlament po bëjnë botox, njërin e zbulon

Të martën Erion Braçe u sulmua nga Ervin Salianji se sipas këtij të fundit deputeti socialist figuron në përgjigjet për çështjen e Rezart Taçit gjatë kohës që ka qenë zv kryeministër.

Braçe përgjigjet se kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi data nuk përkon me kohën që ai ka qenë zv kryeministër, dhe thotë ta gjejnë ata zv kryeministrin e humbur.

Por në fillim të bisedës ai i thotë Kazhanit, se s’merret me burra që bëjnë botox( e ka fjalën për Salianjin).

Gazetarja Kazhani e pyet: E keni në kuptimin metaforik apo po flisni për botox real?

Braçe: Në dallim nga një profesor i madh që ka hyrë së fundmi në parlamentin e Shqipërisë, unë sendet nuk i ngatërroj me terma politikë.