Politikë

Unë zv kryeministër?! Përfundova duke u marrë me oraret e njerëzve. Kur ika Ramës i thashë në zyrë…

Unë zv kryeministër?! Përfundova duke u marrë me oraret e

“Jo se unë s`i bëja dot, por se nuk ndaheshin dot nga ato kompetenca që më ishin deleguar mua. Pra zhgënjimi ishte që unë isha marrë thjesht dhe vetëm me orarin e punës së ministrave, drejtorëve, të tjerëve me radhë, ndërkohë që ka qenë shumë më shumë sesa kaq. Për të dalë nga qeveria ka qenë zgjedhja ime. Nuk e di kush e ka bërë në 30 vjet, por unë e bëra. I vajta në zyrë kryeministrit tim dhe i thashë që unë nuk jam problem për qeverinë e shtatorit. S`jam as problemi yt, as problemi i Partisë Socialiste”, tha Braçe.

I pyetur në podcast nga gazetarja Mira kazhani nëse mendon që Rama është i majtë apo socialist, Braçe heziton të përgjigjet, por gjatë rrugës e jep komentin e tij. Ai flet për personalizim të qeverisjes dhe se PS nuk është më majtas.

“Unë anoj më tepër nga pjesa që bashkon, nga pjesa që bën komunitet, dhe bën komunitete të forta. Kur roli i individit është pjesë e të tërës, jo thjesht dhe vetëm si udhëheqës, por pjesë e të tërës. Është një pjesëz që bashkohet dhe bën një gjë shumë më të madhe sesa vetja. Kjo më intereson. Thënë këtë, natyrisht që unë nuk gjykoj absolutisht në aspektin që çfarë është Edi Rama, por në aspektin e qeverisjes, natyrisht që qeverisja është më në qendër sesa e majta. Madje në gjykimin tim është krijuar një ‘gap’ (hendek) shumë i madh midis qeverisjes dhe të majtës. Të majtës që duan njerëzit, që kërkojnë njerëzit. Natyrisht që është edhe strategji kjo, por ky boshllëku tentohet nga lloj lloj individi, politikani, edhe përtej politikës, populisti, sovranisti që kërkon të shfrytëzojë boshllëqet që krijohen këtu në të majtë, për të marrë vëmendjen e një populli që në Shqipëri me thënë të drejtën i përket një shtrese që realisht është e majtë, tha Braçe