Video/Përfundon mbledhja maratonë e Ramës me ministrat: Këtë vit do jemi më pranë njerëzve
Thursday 5 January 2023, 21:37
TiranaPost

Ka përfunduar orët e vona të mbrëmjes së sotme mbledhja maratonë 2 ditore e Kryeministrit Rama me anëtarët e kabinetit qeveritar, e para për këtë vit.
Ashtu sikurse ka informuar shkurt me disa postime në rrjetet sociale vetë kreu i qeverisë, kjo mbledhje e mabjtur në vilën 30 në Tiranë kishte në fokus raportimin e ministrave për punën e vitit që sapo u mbyll, si dhe parashtrimin e objektivave në vijim.
“Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë,” shkruajti Rama në Facebook pak më parë.