Aktualitet

‘Preku aty ku askush nuk kishte guxuar’. Akademia e Shkencave ripropozon Ismail Kadarenë për Nobel

‘Preku aty ku askush nuk kishte guxuar’. Akademia e Shkencave

Akademia e Shkencave dhe Qendra e Librit dhe Leximit u mblodhën në një tryezë për të ripropozuar Ismail Kadarenë për ?Nobel?. Sot në 84-vjetorin e lindjes së autorit u kujtua edhe njëherë vepra e tij dhe propozimi do t`i drejtohet Akademisë së Shkencave në Suedi.

?Preku aty ku askush nuk kishte guxuar dhe hodhi dritë në mendjet tona?, tha në fjalën e saj Diana Çuli e pranishme në tryezë.

?Ne shqiptarëve që ishim të larguar nga Tirana na jepte shpresën se barbarizmi dikur merr fund, vdes, kurse e bukura mbetet. Na rriste shpresën që ai dhe njerëzit si ai nuk na kishin harruar. Na duhej të shisnim gjëra të shtrenjta për të blerë librat e tij?, tha shkrimtarja Vera Bekteshi, ish-e internuar e viteve të komunizmit.

Ismail Kadare ka qenë disa herë i nominuar për ?Nobel?. Librat e tij janë botuar në 45 gjuhë të botës.

Vlerësimet që ka marrë Kadare deri tani:

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë

Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992

Çmimi "Bokaçio" Itali,1997[96]

Herder Prize, Austri, 1998[97][98]

Ovid Prize, Rumani, 2003

Man Booker International Prize, Britani, 2005

Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009

Çmimi "Lerici Pea", Itali, 2010

Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015 [99]

Commandeur de la Légion d?Honneur (C. LH), Francë, 2016

Çmimi "Letërsia shqipe", Kosovë, 2017

Çmimi "Nonino". Itali, 2018[23]

Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije