
“Për mua ishte ai djali me flokët e bardhë që fitoi Big Brother VIP Kosova.” Kaq e njihja, deri në një farë pike. Pastaj u takuam. Dhe studioja u mbush me një ndjesi të bukur lirie, qetësie dhe gen-zije😉 Kisha nevojë të dëgjoja dikë që prioritet në jetë kishte pushimin. Dikë që ndihej me fat. Që e jetonte famën dhe nuk fshihej prej saj. Që e donte jetën që kishte. Që nuk merakosej për botën dhe opinionet e saj… Londrimi nuk dukej sikur i ndiqte këto gjëra me ngulm. Përkundrazi, mu panë si gjendje normale. Sa interesante është kjo. Ndoshta gjërat më të bukura vijnë pikërisht kur nuk i ndjek me ankth🍸
Ndiq episodin e plotë
Ky episod u mundësua nga Credins Bank, Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Melia, TUMO, La Beaute