Stil jete

Sa më të fiksuar me VIP-at, aq më pak inteligjentë

Sipas një studimi të publikuar në revistën BMC Psychology, nga studiues të Universitetit Eötvös Loránd, në Hungari, personat që janë të fiksuar pas të famshmëve mund të kenë aftësi më të ulëta njohëse.

Studimi, që përfshiu mbi 1,700 të rritur, zbuloi një lidhje të dobët por statistikisht domethënëse mes niveleve të larta të adhurimit ndaj të famshmëve dhe rezultateve më të ulëta në teste inteligjence që përfshinin fjalorin dhe aftësitë matematikore.

Kështu që herën tjetër që do jesh gati të bësh namin për një të famshëm, rikujto këtë studim.