Stil jete

Charlize Theron dhe J.Lo në Paris: Dy gra të Hollivudit, me shije diametralisht të kundërta. Cila je ti?

Parisi u kthye në pasarelën e dy ikonave të Hollivudit. Charlize Theron dhe Jennifer Lopez u shfaqën me dy stile krejtësisht të kundërta.

J.Lo i qëndroi besnike stilit të saj të guximshëm dhe teatral, me një kombinim plot detaje, tekstura dhe shkëlqim, që nuk kalon kurrë pa u vënë re.

Charlize Theron, në anën tjetër, zgjodhi një paraqitje të pastër, të sofistikuar dhe minimaliste, duke lënë që prerja e veshjes dhe silueta të flisnin vetë.