Trump godet Spanjën nga samiti i NATO-s: Ndërprisni të gjitha marrëdhëniet tregtare, është një partnere e tmerrshme

Presidenti Donald Trump shkaktoi tensione në samitin e liderëve të NATO-s të mërkurën, pasi kërkoi që Shtetet e Bashkuara të ndërprisnin marrëdhëniet tregtare me Spanjën dhe përsëriti pretendimet e tij për Groenlandën.
Duke folur në Samitin e Ankarasë, Trump e quajti Madridin një partner të tmerrshëm në NATO, ndërsa kritikoi aleatët për mungesën e mbështetjes ndaj luftës kundër Iranit.
Ai gjithashtu urdhëroi Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, të pezullojë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Spanjën.
“Fola me Italinë, nuk fola me Spanjën. Spanja është një rast i humbur. Nga tani e tutje, nuk duam të bëjmë më asnjë lloj biznesi me Spanjën. Spanja është një partnere e tmerrshme në NATO. Nuk kontribuon, nuk paguan. Nuk dua të kemi më asnjë lidhje me Spanjën. Ju lutem, ndërpriteni të gjithë tregtinë me Spanjën, madje edhe vizitat, në rregull?”, deklaroi Trump.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, reagoi duke thënë se i konsideron deklaratat e Trumpit si të zakonshme, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të jenë në dobi të të dyja vendeve.