Stil jete

Blerina Bombaj rrëfen historinë e gjyshes: Varfëria nuk të bën kriminel

Blerina Bombaj ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku shpreh mendimin e saj se varfëria nuk është shkaku që e bën një njeri kriminel.

Ajo rrëfen historinë e gjyshes së saj, e cila, sipas saj, punoi dhe sakrifikoi shumë për të rritur tre fëmijët, duke përjetuar edhe dhunë, por pa lejuar që vështirësitë ta largonin nga vlerat.