Je në atë fazën kur nuk je i sigurt se ajo të pëlqen? Këto janë shenjat që tregojnë se ajo jo vetëm që të pëlqen por vdes për ty.
Kur flet me ty i zmadhohen bebet e syrit. Kontakti me syrit ndikon në prodhimin e oksitocinës. Ky hormon na ndihmon të ndihemi mirë me personin që kemi përballë. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë përpiqemi të shohim gjithë kohën në sy personin që na pëlqen.
Pozicioni e këmbëve. Këmbët e kryqëzuara tregojnë se personi përballë nuk ndjehet e sigurt. Ndërsa nëse këmbët e saj janë të mbyllura deri tek gjunjët dhe më të hapura tek pjesa poshtë, tregon se po ndihet shumë mirë pranë teje.
Ajo përpiqet të afrohet teksa flet me ty. Për shkak se të pëlqen mundohet të krijojë një kontakt më të afërt me ty, kështu duke folur ajo do mundohet të të afrohet.
E mban trupin drejt duke nxjerrë në pah gjoksin. Ajo të pëlqen dhe kërkon që edhe ti ta pëlqesh e të shohësh të gjitha format e trupit të saj. Në këtë rast gjoksin.
Prekja e mjekrës, njihet si gjest që bëjnë meshkujt por edhe femrat e bëjnë zakonisht përballë personit që kanë përballë. Ajo do vendosë dorën poshtë mjekrës për një moment.
Aj tund këmbën, ose heq gjysmën e këpucës duke e luajtur. Ky gjest tregon se ajo po mundohet të flirtojë me ty.
Prek buzët. Ajo të pëlqen dhe kërkon vëmendjen tënde, ashtu siç kërkon të ndihesh pakëz në siklet nga ngacmimet.
Prek flokët. Do të tregojë se është e ndjeshme dhe se kur flet me ty ndihet e përkëdhelur. Tiranapost.al E.B
