Showbiz

Heidi Klum pranë ditëlindjes së 50-të: Ndihem si 25! Mosha është vetëm një numër

Heidi Klum pranë ditëlindjes së 50-të: Ndihem si 25! Mosha

Për Heidi Klum mosha është vetëm një numër dhe ditëlindja e saj e 50-të nuk ndryshon absolutisht asgjë në mënyrën se si ajo e jeton jetën e saj.

Edhe pse 50-vjetori është një moment historik, Klum thotë se nuk e ndjen peshën e këtij numri dhe as nuk lejon që të ndikojë në planet ose vizionin e saj për të ardhmen.

Heidi Klum pranë ditëlindjes së 50-të: Ndihem si 25! Mosha

“Të jem e sinqertë unë nuk e lë këtë numër të ndryshojë rrugën time, ose atë që bëj. Për mua është vetëm një numër. E dini pse? Sepse nuk ndihem 50, brenda vetes. Ndonjëherë shoh veten në pasqyrë dhe them: “oh po, jam 50”. Por nga brenda, ndihem sikur jam 25 vjeç. Jam plot energji. Burri im është 33 vjeç dhe e di që kam edhe më shumë energji se ai. Ditëlindja nuk ndryshon asgjë për mua. Pasionet e mia janë të njëjtat. Më pëlqen të udhëtoj dhe të jem aty për familjen time,” u shpreh modelja.